Sipas informacioneve të mediave punimet rreth rinovimit të varezave të qytetit të Tetovës janë kah përfundimi.
Këtë e vërtetojnë edhe fotot e bëra nga ana e ekipit tonë i cili vërejti filantropin tetovar Lazim Destani , i cili është edhe financues i këtij projekti bashkë me përfaqësues të lartë të Myftinsë së Tetovës , më saktësisht mytiun e Tetovës Qani Nesimi, duke inspektuar finalizimin e punimeve të projektit.
Nga ajo që kuptohet nga burimet tona , inaugurimi i këtij projekti të madh për qytetin e Tetovës, më të cilën është bërë një rinovim i tërësishëm i varezave të qytetit , do të bëhet ditën e martë.