Në lëndën “Trajektorja” paradite janë lexuar 103 SMS mesazhe midis Janakieskit dhe Stavreskit

Me leximin e raportit nga 31 maji të vitit 2017 me data bazë nga SMS mesazhe midis Mile Janakeskit dhe Zoran Stavreskit filloi seanca e sotme gjyqësore për “Trajektoren”, ku janë të pranishëm të gjithët të akuzuarit dhe avokatët e tyre të mbrojtjes.

Marketing

Avokati Elenko Milanov i kontestoi dëshmitë dhe theksoi se ekziston rezultat dhe mendim nga këshilltari teknik Orce Simov, i cili tregon se nuk mund të garantohet origjinalitet të mesazheve. Në këtë kryetari i Këshillit Gjyqësor tha se do të nxirren dëshmitë, ndërsa më vonë do të dëgjohen vërejtjet e mbrojtjes.

Paradite në Gjykatë ishin lexuar gjithsej 103 mesazhe që janë shkëmbyer midis Janakieskit dhe Stavreskit në periudhën nga 16 maji 2012 e deri në 3 prill të vitit 2013.

Nga mesazhet, që janë nga 13 prilli 2012, lexohet si Janakieski i thotë Stavreskit se BERZH dëshiron ta financojë rrugën Millladinovci – Shtip. Stavreski shkruan se mundet dhe pyet nëse ka diçka të re nga kinezët? Janakieski për këtë përgjigjet negativisht.

Në mesazhin nga 13 prilli i vitit 2012 qëndron se kanë dokumentacion për rrugën Milladinovci – Shtip dhe se dje ia ka kthyer ofertën kinezëve për kredi.

Pastaj në seancë u lexuan mesazhet nga 19 qershori i vitit 2013 për dakordim me bankën “Eksim” nga Kina dhe për takime, dhe për shkuarjen në Kinë më 17 dhe 18 korrik të vitit 2012, me të dhëna për fluturim në Kinë përmes Stambollit.

Në mesazhin midis Janakieskit dhe Stavreskit nga 26 korriku i vitit 2016 shkruhet “nëse je në Komitetin Ekzekutiv përmendi shefit për udhëtimin në Kinë”.

Në mesazhin e 29 gushtit të vitit 2012 shkruhet “Oliver Shambovski të nënshkruajë marrëveshje me kinezët. Si orientim Milladinovci-Shtip prej rreth 166 milionë eurosh nga “Beton”, pres nga “Granit”, “Sinohidro”, kontakt”.

Janakieski në mesazhin e 7 nëntorit të vitit 2012 e informon Stavreskin se një kompani kineze ka ofruar 280 milionë euro, ndërsa tjetra 288 milionë euro, ku të dy mendojnë se të dyja kompanitë e kanë kopjuar ofertën nga njëra-tjetra.

Ambasadori kinez në mesazhin e 27 nëntorit të vitit 2012 e informon Janakieskin se do ta përkrahin këdo qoftë prej kompanive kineze që do të përzgjedhin autoritetet në Maqedoni.

Pas pushimit prej një ore duhet që të lexohen 156 mesazhe mes Janakisekit dhe sekretares të atëhershëm shtetërore në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Elena Kuzmanovska.

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski. Sipas akuzave të PSP-së ata i kanë tejkaluar autorizimet gjatë përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe në Ohër.