Dimitrov, propozimi i Kamenos i papërshtatshëm

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov e vlerësoi si të papërshtatshëm propozimin e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos për marrëveshje të re rajonale që do ta zëvendësonte Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Dimitrov në emisionin 360 gradë në Alsat tha se marrëveshja është mundësi e vetme për dy vendet pasi kundërshtaret e saj si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni nuk ofrojnë asnjë zgjidhje tjetër më të mirë.

Ne tani kemi një simbiozë shumë të çuditshme mes forcave në Greqi dhe forcave në Maqedoni që nuk duan afrim dhe marrëveshje. Megjithatë ato marrëveshjen e kritikojnë nga perspektiva të ndryshme.

Për forcat në Athinë që janë kundër, marrëveshja është shumë e keqe për Greqinë, për ato në Maqedoni është shumë e keqe për Maqedoninë. Prandaj është e papërgjegjshme të flitet për negociata të reja. Nëse këto dy pozicione përballen, rezultati mund të jetë vetëm një dhe asnjë tjetër: mos-pasje të marrëveshjes.” – theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.