Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, me plot optimizëm e pret përballjen me Lihtenshtajnin, në kuadër të raundit të tretë të garave në grupe në Ligën e Kombëve. Trajneri Igor Angelovski, konfirmoi se ekipi ka pësuar një goditje, pasi disa futbollistë janë prekur nga virusi, mirëpo të tjerët janë të gatshëm për të shënuar rezultat pozitiv.
“Një numër i futbollistëve u ankuan në dhimbje të barkut dhe të njëjtit ishin në trajtime mjekësore . Nga rezultat u konfirmua se bëhet fjalë për një virus, i përcjellur me të vjellur. Futbollistët janë nën mbikqyrje mjekësore dhe situata e tyre është duke u përmirësuar dhe unë shpresojë që sa më shumë prej tyre do ti kemi në dispozicion për sfidën e nesërme, ” tha mes tjerash Igor Angelovski.
Gjashtë futbollist nuk u paraqiten në stërvitjen e fundit si Stefan Spirovski, Mite Cikarski, Arijan Ademi, Kristijan Toshevski, Stefan Ristovski dhe Boban Nikollov. Ndërkohë kapiteni Goran Pandev beson se në ditën e 25 vjetorit të futbollit vendor në skenën ndërkombëtare, i njëjti do të mbyllet me festë dhe me fitore ndaj Lihtenshtajnit.
“Sigurisht se 25 vjetori është një jubile i mirë . Shpresojë se do ta festojmë me fitore. Ne jemi gati dhe me padurim e presim këtë ndeshje. Për ne këto dy ndeshje janë vendosëse . Shpresojë se nesër ndaj Lihtenshtajnit do të shënojmë fitore dhe më lehtë do të përgatitemi për ndeshjen me Armeninë,” tha mes tjerash Goran Pandev.
Përballja e raundit të tretë të Ligës së Kombëve, në kuadër të grupit të katërt të Divizionit D, në mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit, do të zhvillohet më 13 tetor, në stadiumin “Filipi i Dytë” në orën 20.45.