Qarkullimi në industri rritet për 12 për qind

Në periudhën janar – gusht të këtij viti qarkullimi në industri është shtuar për 12,1 për qind në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Qarkullimi tregon rritje për 10,1 për qind në gusht të vitit 2018 në raport me gushtin e vitit 2017, përderisa në raport me korrukun e vitit 2018 shënon ulje prej 2,9 për qind.

Marketing

Sipas Entit shtetëror të statistikave, qarkullimi i përgjithshëm në industri në gusht të vitit 2018 në raprot me gushtin e vitit 2017, shënon rritje tek Prodhiemt intermediare për 7,8 prë qind, tek Prodhimet kapitale për 23,6 për qind dhe tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 21,8 për qind, përderisa rënie shënon tek prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,3 për qind.

Qarkullimi në industrinë në tregun vendor në gusht të këtij viti, në raport me gushtin e vitit 2017, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0,7 për qind, tek Prodhiemt e qëndrueshme për konsum të gjerë për 18,8 dhe tek Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,9 për qind, përderisa rënie shënon tek Prodhimet kapitale për 10,4 për qind.

Qarkullimi në industrinë në tregun vendor, në gusht të këtij viti, në raport me korrikun e këtij viti është rritur për 0,2 për qind, përderisa në periudhën janar – gusht 2018, në raport me periudhën janar – gusht 2017 për 1,2 për qind. Në tregjet e huaja, në gusht 2018 në raport me gushtin 2017 rritja është 12,1 për qind.

Rritje është evidentuar tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 8,4 për qind, tek Prodhimet kapitale për 24,2 për qind dhe tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 24,1 për qind, përderisa rënie ka tek Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 8,2 për qind.

Qarkullimi në industrinë në tregjet e huaja, në gusht 2018, në raport me korrikun 2018 është më i vogël për 3,7 për qind, përderisa në periudhën janar – gusht 2018 në raport me periudhën janar – gusht 2017 është rritur për 15 për qind.