Ngritja e kallëzimit penal kundër ish drejtorit të Agjencisë së Kadastrës bazohet në revizionin dhe kontrollin e brendshëm të Inspektoratit Shtetëror Administrativ dhe nuk ka lidhje as me referendumin, as me aspektin politik, ka thënë në pres konferencën e sotme, drejtori aktual i Kadastrës, Boris Tunxhev.
Duke u thirrur nga ish drejtori Sallvçe Tërpeski, ka qartësuar se bëhet fjalë për procedurë me çka në mënyrë joligjore janë avancuar 128 të punësuar në Agjencinë e Kadastrës, jashtë ligjit për nëpunës administrativ. Pjesa më e madhe e dokumenteve lidhur me fletëparaqitjen nga ana e Sektorit për krim të organizuar pranë MPB-së kundër ish drejtorit është marrë nga policia dhe shtoi se do të vihet në mbikëqyrje pasi të përfundojë e gjithë procedura.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij se pasi ka marrë detyrën, në mënyrë joligjore ka avancuar 50 persona.
“Ka zhvendosje të caktuara në Agjencinë për Kadastër, por gjithçka është në interes të punës së suksesshme dhe konform sistematizimit. Nuk ka asnjë nga ekipi menaxherial që është ndërruar. Dy këshilltarë shtetëror kundër të cilëve ndiqet procedurë janë suspenduar që të mos ndikojnë në procedurën, por ajo nuk lidhet me fletëparaqitjen për Tërpeskin”, ka thënë Tunxhev.
Mes tjerash, ka shtuar se edhe pse me ardhjen në krye të institucionit, ndërsa në pajtueshmëri me rekomandimet qeveritare, i kanë ulur çmimet për disa shërbime për qytetarët dhe firmat për 20 deri 90 për qind, ndërsa nuk është vënë në pikëpyetje çështja e punës financiare të Kadastrës, por të ardhurat janë rritur për 25 për qind.
Për shtatë muaj i kanë ulur për 5.5 për qind shpenzimet për karburantet, ndërsa kanë larguar edhe praktikën nga ish drejtori për pagesën e dyfishtë dhe të shumëfishtë lidhur me kërkesat e ngritura për lëndën e njëjtë. Derisa numri i lëndëve të ngecura prej rreth 1100 që i ka trashëguar, e ka sjell në 19, për të cilët është duke u zhvilluar procedurë në institucione tjera.