Katër të lënduar në një rrahje pas aksidentit në rr. “Metodia Andonov Çento”

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta mbrëmë rreth orës 21.30 pasi që pas një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup ka ardhur deri te debati verbal dhe qërim i hesapeve fizike mes pjesëmarrësve.

Marketing

MPB informon se S.M.(51), S.M.(20) dhe K.M.(24), të gjithë nga Shkupi, derisa janë shtyrë pranë trotuarit të rrugës automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, pronësi e fqiut të tyre K.S.(33) nga Shkupi, është ndeshur me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.M.(37) nga Shkupi, ndërsa bashkëudhëtarë ishin dy fëmijë të moshës 16 dhe 12 vjet.

Pas aksidentit ka ardhur deri te mosmarrëveshja verbale mes pjesëmarrësve. Një person i panjohur, i cili është përfshirë në rrahjen, me shkop bejsbolli e ka goditur B.M. në kokë. Ai është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ndërsa S.M., K.M. dhe S.M. me automjetin e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” ku u janë konstatuar lëndimet trupore dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Gjithashtu, është paraqitur se gjatë arritjes së nëpunësve policor dikush nga personat ka nxjerrë pistoletë dhe ka gjuajtur disa plumba, por gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve nuk është gjetur armë.

Ndërmerren masa për zbardhjen e plot të rastit.