Nuk ka zgjidhje alternative për anëtarësim të vendit fqinj në NATO dhe në BE, Marrëveshja e Prespës është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, duke folur para anëtarëve të Komitetit Qendror të SYRIZA-s.
“Dua të theksoj se këtë Marrëveshje që e kemi para nesh është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, për edhe për stabilitetin e Ballkanit. Nëse fqinjët tanë e hedhin poshtë këtë marrëveshje përmes proceseve të cilat plotësisht janë për t’u respektuar dhe të parashikuara nga Kushtetuta e tyre, do të duhet ta dinë, dhe patjetër këtë duhet ta them sinqerisht, se nuk do të ketë zgjidhje alternative për hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian apo në organizata të tjera në të cilat duan të anëtarësohen apo me siguri në aleanca mbrojtëse dhe bashkëpunime në të cilat Greqia merr pjesë apo do të marrë pjesë”, tha Cipras.
Kryeministri grek, porositi se nëse nuk ka ndryshim të emrit kushtetues, “Greqia nuk do të lejojë, nuk do të pranojë hyrjen e vendit fqinj në NATO, në Bashkimin Evropian apo në ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare apo në çfarëdo qoftë përbërje të bashkëpunimit të sigurisë me emrin kushtetues që do të jetë Republika e Maqedonisë”.
Siç paralajmëroi të MIA-n nga Athina, Aleksis Cipras me këto qëndrime para Komitetit Qendror të SYRIZA-s, në mënyrë indirekte e hodhi poshtë propozimet e partnerit të tij të koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos i cili në takimet në SHBA, ka folur për planin B për marrëveshje ndërshtetërore të sigurisë si alternativë të Marrëveshjes së Prespës.