Gjorçev: Qytetarët janë për anëtarësim në BE dhe NATO por nuk kanë besim tek Zaevi

Sekretari ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev në Uashington u takua me Jan Eric Surotchak, drejtorin e ri të IRI-it për strategjinë transatlantike dhe drejtorin aktual të IRI-it për në Evropë.

Marketing

Gjorçev e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën aktuale politike në Maqedoni pas përfundimit të referendumit duke theksuar se qytetarët mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por nuk kanë besim tek politikat e Zoran Zaevit.

Gjorçev theksoi më tej se treguesit ekonomikë po përkeqësohen, së bashku me persekutimin politik dhe lirinë e medias, si dhe ecja mbrapa e Maqedonisë në shumë fusha.