Ndryshimet kushtetuese në mbledhje plenare, shumica prej dy të tretave e pasigurtë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 61- të, në të cilën në rend dite është Propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republoikës së Maqedonisë me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimine saj, parashtruar nga Qeveria.

Marketing

Në Komisionin amë të Kuvendit për çështje kushtetuese të premten, pas një debati dyditësh, u miratuan konkludimet për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditëve të përgatitë projekt-amandamnete dhe t’ia dorëzojë Parlamentit. Mbështetje për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës dhanë deputetë të shumicës në pushtet, përderisa deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër.

Që të miratohet nevoja për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese duhet të votohet prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament.

Në propozimin për ndryshime të Kushtetutës, të cilin Qeveria e konstatoi dhe kumtoi të hënën, propozohet: Në tërë tekstin e Kushtetutës, para Republika e Maqedonisë të shtohet mbiemri Veriore;

Ndryshime në Preambulën e Kushtetutës me emërimin e dokumenteve konkrete të KAÇKM-së për shkak të harmonizimit me Marrëveshjen me Greqinë; Garancë më e fuqishme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale dhe kujdes për maqedonasit dhe diasporën jashtë vendit që do të thotë se Republika e Maqedonisë do të kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të pjesëtarëve të saj jashtë vendit pa u përzier në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme.

Nga ajo nëse do të sigurohen dy të tretat për mbështetje ndaj ndryshimeve të Kushtetutës, do të varet edhe nëse paraprijnë zgjedhje të reja parlamentare, të cilat do të organizoheshin me afate të shkurtuara.

Nga VMRO-DPMNE porositën se ndryshimet kushtetuese janë absolvuar dhe se deputetët e saj nuk do t’i votojnë. Paralajmëruan se përgatiten për zgjedhje. Në takimin e KE të partisë këtë fundjavë u bisedua për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe për terminet për mbajtjen e tyre: 25 nëntori, 2 dhjetori, 9 dhjetori apo në pranverë me theks të përgatitjes së infrastrukturës partiake, e cila ka filluar dhe përgatitje të programit me të cilin VMRO-DPMNE do të dalë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev, ndërakq, lë hapësirë dhe pret sot secili deputet në Parlament të përballet me përgjegjësinë dhe të dekalrohet sipas vullnetit të vet, duke e ndjekur drejtimin për zhvillim të shtetit, që, sipas tij, e zgjodhën shumica e qytetarët të cilët dolën dhe votuan në referendum.

Implementim të Marrëveshjes me Greqinë dhe miratim të amandamenteve kushtetuese pret edhe faktori ndërkombëtar.
Nënpresidenti i SHBA-së, Majkëll Pens këtë fundjavë i dërgoi letër kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën i shfaq bindje për mbështetejn e tij të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe për zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës me Republikën e Greqisë.

Në letrën e tij, Pens thekson se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e miratuan marrëveshjen e Prespës dhe me atë e konfirmuan përkushtimin e madh për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndajnë përkushtimin tuaj për siguri dhe stabilitet më të madh nërajon. TË jeni të bindur për mbështetjen time të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin tuaj”, shkruan nënpresidenti i SHBA-së në letrën e tij drejtuar kryeministrit Zaev, me të cilin muajin e kaluar patën takim në Uashington.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dje në intervistë për MIA-n porositi se Marrëveshja e Prespës është mundësi unikate për pajtim dhe mbyllje të kontestit prej dy dekadave mes Shkupit dhe Athinës dhe se kjo mundësi mund të mos përsëritet më.

“I kuptoj ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e prapavijës historike të kontestit, si dhe shqetësimet e shprehura. Kontesti nuk ekzistonte aq gjatë pa asrye, emgjithatë, siç pamë në të kaluarën, sa më shumë kohë që kalon, aq më vështirë gjenden zgjidhje. Procesi negociues duhet të jetë i dhimbshëm dhe rezultati është kompromisi.. Por kompromis me të cilin me sukses përmbushen intersat kyçe të të dy palëve.

Pozicioni ynë është i qartë: BE-ja tërësisht e mbështetë marrëveshjen e arritur. Kjo është mundësi unikate për pajtim të Ballkanit Perëndimor e cila ndoshta nuk do të përsëritet më. Shpresoj se të gjitha palët do ta kapin momentin dhe se do të sigurojnë të ardhme në BE për vendin, e ardhme e cila i tërë kombi shpreson me vite të bëhet realitet.