“Bojkotoj”: Ja plani i sotëm i Zaevit dhe Xhaferit

Anëtarë të lëvizjes “Bojkotoj” në rrjetet sociale kanë zbuluar planin e partive në pushtet dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferit për sigurimin e 2 të 3 të deputetëve për ndryshimin e kushtetutës në bazë të Marrëveshjes së Prespës për emrin Maqedonia e Veriut.

Marketing

Kryeparlamentari Xhaferi nesër do të hap seancën, mirëpo nuk do të ndodhë votimi, ashtu që seanca e votimit mund të shtyhet 15 ditë sipas rregullores me qëllim të negociimit të mëtejshëm për sigurimin e votave të nevojshme nga deputetët e opozitës maqedonase.

Sipas kësaj lëvizje, institucione qeveritare, gjyqësore dhe njerëz të tjerë me ndikim do të aktivizohen për të bindur së paku 8 deputetë të opozitës. Me këtë do të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar votat e deputetëve, ose vendi do të shkojë në zgjedhje, edhe pse “Bojkotoj” thekson se këtë nuk e dëshiron LSDM, për shkak se do të pësojë humbje.