Kryeministri Zoran Zaev duket se po ofron amnisti për dhunën e përgjakshme të 27 prillit vitin e kaluar. Para deputetëve, sot, në seancën parlamentare për miratimin ndryshimeve kushtetuese, Zaevi tha se, të gjithë sot bashkë duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë, t’I japin fund ndasive dhe të mos përsëritet më 27 prilli I vitit të kaluar, shkruan gazeta KOHA.
“Më 27 prill qëllimi dhe caku isha unë dhe deputetë tjerë që pësuan. Në rrezik ishin edhe deputetët e VMRO-së dhe sot erdhi koha që ti shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Të nderuar deputetë, hajde ti japim dorën njëri tjetrit. Ti zgjatim duart ne nga ana e djathtë me kolegët në anën e majtë”, ka thënë Zaevi, duke siguruar se me vendimin pozitiv të sotëm, të gjithë do të harrojnë të kaluarën dhe të shohin drejt të ardhmes evropiane të vendit.
“Popullit sot pret nga ne që të shkruajmë historinë bashkërisht, ndërsa kjo histori është vendi drejt paqes, jetës më të mirë për të gjithë dhe vendim për të ardhmen e ndritur të vendit”, tha mes tjerash Zaevi. Nga VMRO-DPMNE, janë gjashtë deputetë të akuzuar se më 27 prill, ndihmuan huliganët të futën dhunshëm në Parlament dhe të demolojnë dhe rrahin deputetët e LSDM-së dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. (koha.mk)