Kërkesa e deputetes Frosina Remenskit, drejtuar kryetarit të Kuvendit për masa shtesë sigurie ndaj saj dhe të gjithë deputetëve në prag të votimit të ndryshimeve kushtetuese, ka ngelur në sirtarët e ligjvënësit. I pari i këtij institucioni Talat Xhaferi, kërkesën akoma nuk e ka nisur drejt MPB-së.
Arsyet mësohet të jetë fokusi, pika e rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese. Edhe pse nuk kanë pranuar kërkesë, nga MPB-ja thonë se janë të gatshëm të marrin masat për t’i mbrojtur deputetët.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë deputetëve që kanë çfarëdo lloj kërcënimi ta paralajmërojnë në polici dhe do të ndërmerren masat adekuate gjë të gjithë ata të jenë të sigurt”- deklaroi Ministra e Punëve të Brendshme.
Deputeti Kontandin Kostandinov nga shumica parlamentare thotë se personalisht nuk është kërcënuar nga askush por thekson se duhet të ndërmerren masa ndaj atyre që kanë kërcënuar apo janë të kërcënuar.
Nuk kam informata të sakta se ndaj kujt janë bërë kërcënime por gjithsesi, për deri sa ka, absolutisht është e drejtë njerëzore që të kërkohet mbrojte e atyre deputetëve. Mua absolutisht askush nuk më është kërcënuar”- theksoi Konstandin Konsadinov, deputet i LSDM-së.
Deputeti i Besës Fadil Zendeli nuk ndjehet i kërcënuar. Thotë se nuk ka nevojë për masa shtesë të sigurisë.
Ndoshta në situata të caktuara nëse vlerësohet se duhet të ketë përcjellje të policisë besoj se për ta mund edhe të ketë, por personalisht unë nuk kam nevojë për përcjelle të policisë për shkak se nuk ndjej ndonjë presion ose rrezik për vetën time dhe familjen time”- theksoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski dy ditë më parë kërkoi nga kreu i Kuvendit Xhaferi që ky i fundit të kërkojë nga MPB-ja forca shtesë të sigurisë për të zgjedhurit e popullit. Një kërkesë të ngjashme Remenski kishte bërë edhe në kohën kur u miratua ligji për gjuhët.