Futbollisti i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Ferhan Hasani, paralajmëroi fitore në duelin e nesërm me Armeninë.
Maqedonia të shtunën e fitoi Lihtenshtajnin dhe me optimizëm e pret ndeshjen e nesërme në të cilën edhe një pikë është e mjaftueshme për të fituar vendin e parë në grupin e katërt të Ligës së kombeve në segmentin – D.
“Kemi atmosferë të shkëlqyer pas fitores ndaj Lihtenshtajnit dhe rezultateve të mira që po i arrijmë në seri. Na duhet vetëm një pikë, por në Erevan jemi për fitore”, deklaroi Hasani në ueb faqen e FFM-së.
Ndeshja Armeni – Maqedoni luhet nesër me fillim në orën 18.