Muhiq: Do të votoj “për” ndryshimet kushtetuese

Deputeti Ferid Muhiq, nga LSDM sot deklaroi se do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.

Marketing

Muhiq, i cili para disa ditëve ishte kundër ndryshimeve kushtetuese, sqaroi se me qëndrimin e tij është sjellë në një situatë, në një mënyrë me qëndrimin e tij të ndikojë te 20.000 qytetarë të Maqedonisë, të cilët i prezanton në Parlament.

“Ndërkohë është qartësuar mjaft nga ajo që menjëherë nuk ka qenë aq e qartë dhe që edhe mua në një mënyrë mu qartësua në disa pika që dua t’i ndaj me të gjithë opinionin e Maqedonisë, sepse e ndjej këtë përgjegjësi edhe me ju, sepse e mbajmë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë”, tha Muhiq.

Sqaroi se gjithë jetën është udhëhequr nga ajo se është shumë lehtë të jesh i ndershëm dhe i drejtë, të jesh i gatshëm të shkosh deri në fund pa marrë parasysh nëse ajo rrugë të çon në jetë apo vdekje dhe se kjo që hapet para nesh si dilemë e të gjithë qytetarëve është diçka që me të vërtetë vlen të jetë mes atyre gjërave për të cilat sakrifikohet jeta, “megjithatë kjo vlen vetëm për vendim privat”.