Hajde të bëjmë atë amnisti për ndodhitë në Kuvend më 27 prill. Ajo punë duhet të përfundojë në Kuvend, njëzëri duke ngritur dorën, ka thënë Mitko Jançev, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën për Dojçe Vele. Thirrja e djeshme e kryeministrit Zoran Zaev për pajtim dhe falje, sipas Jançevit është thirrje për “çlirimin e njerëzve të cilët në euforinë e 27 prillit, pa dashje bërën marrëzi”.
Për atë se çfarë nënkupton ajo mënyrë e sundimit të shtetit juridik, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se “shtetin juridik tek do të duhet ta fillojmë ta ndërtojmë”.
“Pasi, ajo nuk vlente as kur shkelej Rregullorja në Kuvend, nuk vlente as edhe kur silleshin disa ligje…Të mos kthehem prapa dhe të numëroj se sa herë shteti juridik ka qenë i komprometuar. Ja, t’i japim fund asaj çka ka ndodhur dhe të fillojmë ta ndërtojmë”, ka thënë Jançev.
Për debatin aktual në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, thotë se nëse do të ishte deputet do të votonte për ndryshime të Kushtetutës, por me disa kushte, ose do të kishte ngritur disa amendamente me qëllim të sigurohen garanci shtesë për shtetin.
I pyetur se çka u rekomandon deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Jançev ka thënë se ata janë nën presion të përhershëm “edhe nga djathtë dhe majtë”.
“Kanë presione nga lindja e diellit, gjatë ditës dhe deri në perëndim të diellit. Nuk do të kisha dashur të jem në lëkurën e tyre, pasi janë në situatë të mos mund lirshëm të shfaqin qëndrimin e tyre autentik”, thekson Jançev.
Ka shtuar se është i dëshpëruar nga ato ndodhi, jo vetëm në VMRO-DPMNE, por edhe në LSDM ku edhe pse atje nuk mendojnë njësoj, veprojnë sipas urdhrave partiak.