Xhaferi refuzon kërkesën e Mickoskit tu drejtohet deputetëve nga foltorja e Parlamentit

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski t’u drejtohet deputetëve nga foltorja e Kuvendit.

Marketing

Vetë Mickoski dërgoi një kërkesë në Kuvend për një gjë të tillë por e njëjta është refuzuar. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë kërkesën pasi sipas rregullores, një gjë e tillë nuk lejohet.

Siç njofton kabineti i kryeparlamentarit, kërkesa është mohuar sepse i është referuar Talat Xhaferit vetëm me emër dhe jo si kryetar i Kuvendit.