Armenia “deklason” Maqedoninë me 4-0!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi disfatën e parë në garat e Ligës së Kombëve, në grupin e 4-të të Divizionit D. Maqedonia u demolua nga Armenia me 0-4, pas 3 gabimeve të mëdha të portierit Stole Dimitrievski.

Marketing

Goli i parë u shënua pas gabimit trashanik të portierit të Maqedonisë, njëjtë si edhe në atë të tretin dhe të katërtin, që erdhën nga gjuajtja e lirë, me autor Gazirain dhe Mihktarian.

Maqedonia mbeti pa një futbollist më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Elif Elmas në kohën shtesë . Në këtë mënyrë, pas 16 muajsh pa disfatë, Maqedonia pësoi disfatë në Erevan, me një rezultat më bindëse se sa ajo fitore në Shkup (2-0).