Qeveria në seancën e sotme të rregullt e miratoi informacionin për nevojën e sanimit urgjent të urës hekurudhore Veles – Gjevgjeli në afërsi t lokalitetit antik Stobi.
Qeveria i angazhoi ministrat e Financave dhe të Transportit dhe Lidhjeve të propozojnë zgjidhje të mundshme për gjetjen e mjeteve financiare për sanimin e urës, ndërsa NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë të fillojë procedurë urgjente për realizimin e sanimit të shtyllave mbajtëse të urës mbi Cërna Reka në grykëderdhjen në Vardar në afërsi Stobit.
Një ndër shtyllat e urës hekurudhore midis stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukurepan ishte dëmtuar në fillim të muajit për shkak të ujërave të ardhur të Cërna Rekës, pas çfarë tërësisht ishte ndaluar trafiku hekurudhor në Korridorin 10 në rrugën përgjatë Velesit drejt Gjevgjelisë.