Dëshmitari i rrezikuar sërish do dëshmojë për ’27 prillin’

Me dëshminë e dëshmitarit të rrezikuar S1 sot duhet të vazhdojë seanca për rastin “27 prilli” të Prokurorisë Themelore Publike në të cilin akuzohen gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Marketing

Në seancën e djeshme e cila filloi në ndërtesën e re të Gjykatës Penale, opinioni ishte i përjashtuar, ndërsa për arsye teknike gjykimi u transferua në objektin e vjetër të gjykatës. Për shkak të debatit midis këshillit gjyqësor dhe avokatëve për kushtet e këqija në ndërtesën e re të gjykatës, mbrojtja u dënua me nga 1.000 euro, me ç’rast e braktisën gjykimin.

Në seancat paraprake në pyetje u morën më shumë dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në deklaratat e tyre ata i shpjeguan veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik vitin e kaluar.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.