Shkup, katër të lënduar rëndë në 18 aksidente

Dy këmbësorë, një vozitës i automjetit dhe një udhëtar në autobus kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 14 lëndime më të lehta në gjithsej 18 fatkeqësi rrugore që ndodhën në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Sipas buletinit të SPB Shkup, 23 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 27 vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni, nga të cilët dy për shkak se e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 20 vozitës kanë vozitur para se të pajisen me patentë shoferi dhe pesë vozitës fillestarë.

Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 18 automjete të paregjistruara.

Në mënyrë jo të rregullt kanë qenë të parkuara 85 automjete, ndërsa me karrotrecin janë mënjanuar 71 automjete.
Policia ka sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë vozitës të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, dhe tre për mospërdorim të rripit të sigurimit nga vozitës me motor, skuter dhe motoçikletë.