Nesër mbyllet kompleksi “Makedonsko Selo”

Prej nesër 18 tetor do të mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim prej 6.5 milionë eurove në Nerez të Shkupit. Kompleksi ishte nën koncesion të ish-kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, përmes firmave të tij “Tineks” dhe “Kuins”.

Marketing

Vendimin për mbyllje e ka sjellur menaxhmenti i kompleksit, të cilin e kanë publikuar në rrjetet sociale.

“Ju informojmë se menaxhmenti i kompleksit “Fshati maqedonas” ka sjellur vendim për mbylljen e kompleksit dhe i njëjti do të ndalojë së punuari prej 18.10.2018 (e enjte). Ju falënderojmë për gjitha momentet e përbashkëta, kujtimet e bukura dhe vizitat gjatë viteve të kaluara”, thuhet në postimin në Facebook.