“Oda Dibrane”, mbledh 12 shoqëri kulturo artistike

“Oda Dibrane”, që në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës së besës e bujarisë, për katër net rresht, në edicionin e 24, është mikpritëse e odës gjithëshqiptare.

Marketing

Ky festival në natën e parë në mbrëmjen të quajtur “mbrëmja e mirëseardhjes”, u përcoll me këngë e valle nga Ansambli shtetëror i Shqipërisë, i cili para publikut dibran prezantoi pasurinë e madhe folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, me laramaninë e motiveve, duke kaluar nga zona në zonë. Në “Odën Dibrane” do të marrin pjesë 12 shoqëri kulturore artistike nga treva të ndryshme.
Ky festival edhe për tre net të tjera do të vazhdojë në qytetin e Peshkopisë.