Seanca e Kuvendit rifillon në ora 15:00

Seanca e Kuvendit në të cilën pritej të votohen ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në ora 15:00. Seanca në fjalë ndonëse ishte paralajmëruar për në ora 12:00, ajo nuk filloi. Para pak çastesh shërbimet e Kuvendit njoftuan se e njëjta është shtyrë për në ora 15:00.

Marketing

Ndërsa disa nga deputetë të cilët lëshuan godinën e Kuvendit për të shfrytëzuar pauzën njëorëshe deklaruan se koordinimet vazhdojnë akoma dhe se presin epilog pozitiv.

Kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi tha se do të votojnë ndryshimet dhe se presin që sot të kalojë kjo pikë. Nga Parlamenti i panë të dalin dhe deputetët e VMRO-së Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, të dy këto të dyshuar për rastin e 27 prillit. Ky i fundit nuk ka qëndrim ende nëse do të votojë apo jo, megjithatë tha se e ka qëndrimin e vetë dhe se nuk ndikohet nga partia.

Deputeti nga shumica parlamentare Ilia Nikollovski thotë se nuk kanë konfirmim zyrtar nga pakica nëse do i votojnë apo jo ndryshimet kushtetuese. Megjithatë ai pret rezultat pozitiv nga seanca e sotme.

Marketing