Deputeti i pakicës rome Amdi Bajram ka zënë karrigen e tij në parlament. Ai është duke pritur fillimin e seancës parlamentare kur pritet të votohet Marrëveshja e Prespës.
Edhe pse deputeti Amdi Bajram ishte pjesë e koalicionit opozitar me VMRO-në, ai që moti është rreshtuar me koalicionin qeveritar dhe pritet që vota e tij të jetë Pro-Marrëveshjes së Prespës.