Dimitrov: Maqedonia vendosi të ecë para

Kënaqësinë e madhe për ditën e djeshme në Kuvend, ku 80 deputet votuan “për” nismën e ndryshimeve kushtetuese e ka shprehur edhe ministri i Punëve të Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në llogarinë e Twitter, ai tha se Maqedonia ende ka edhe shumë punë për të bërë, por ai gjithashtu shtoi se në fund do t’ja dalim.

Marketing

“Ne jemi larg nga ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën. Çdo hap është dhe do të jetë një sfidë e madhe. Për të gjithë ne. Por Maqedonia vendosi të qëndrojë në këmbët, të drejtoj kokën dhe të ecë përpara. Në fund, do t’ja dalim! Dhe kur do të shikojmë prapa do të krenohemi “- ka shkruar Dimitrov në Twitter.