Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pres konferencë nga selia e partisë theksoi sot është ditë e zezë, ditë e tradhëtisë, dhe Zoran Zaevin dhe rrethi i tij e tradhëtuan Maqedoninë.
“Tetë deputetë të opozitës kanë tradhëtuar dëshirën e qytetarëve pasi ata janë kushtëzuar dhe kërcënuar. Ju janë ofruar edhe para. Desha t’i falemnderoj deputetët që nuk ranë preh të kërcënimeve dhe kushtëzimeve. Jo të gjithë pranuan frikë. Unë nuk mund t’i arsyetoj ata që ikën nga rruga e Maqedonisë”, theksoi Mickoski
Ai për deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese tha se Komiteti Ekzekutiv njëzëri dhe menjëherë ka përjashtuar tetë deputetët e kësaj partie.
“Komiteti Ekzekutiv sonte ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe me kërkesën time vendosi dhe përjashtoi nga partia deputetët Krsto Mukoski, Saso Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Elizabeta Kançeska-Milevska, Zekir Ramçiloviç, Nola Ismajloska – Starova dhe Emilija Aleksandrova”, theksoi Mickoski..