Pas dy jave pauzë shkaku i angazhimeve të reprezentacioneve përkatëse në ndeshjet e Ligës së Kombeve, të dielën rikthehen sfidat në kampionatin vendor. Skuadra e Shkupit me shumë përkushtim ka punuar nën urdhrat e trajnerit Umit Karan për të ngritur nivelin fizik dhe taktik, që fazën e dytë të kampionatit vjeshtor ta fillojë si është më së miri.
Pikërisht të dielën në stadiumin e Çairit vjen skuadra e Sileksit, ndërsa Shkupi kërkon rikthimin te fitorja, këtë se thot edhe portieri i skuadrës tonë Igor Aleksovski.
“Vërtet jemi në një periudhë të vështirë dhe në krizë rezultatet, por mendoj se kjo pauzë ishte e mirëseardhur për të punuar së bashku me ekipin dhe trajnerin e ri, që të përgatitemi në planin fizik dhe të punojmë edhe në pjesën taktike. Definitivisht nuk meritojmë të jemi në pozitën e fundit, por jam i sigurt se për kohë të shkurtë kjo do të ndryshojë. Kemi ekip të mrekullueshme në të cilën unë besoj, kemi kualitet për të siguruar dalje në Evropë dhe mendoj se është koha për ta dëshmuar këtë.
Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, pasi që përballjet me Sileksin gjithmonë kanë qenë të vështira, ata janë një ekip e fortë, por ne nuk na mbete asgjë tjetër përveç se të firojmë dhe të dalim nga kjo krizë. Falënderim të madh deri tek tifozët , të cilët edhe përkundër rezultateve të dobëta që i kemi treguar, po na përkrahin në secilën ndeshje. Shpresoj që të dielën më në fund do të fitojmë dhe do ti gëzojmë”.
Për ndeshjen ndaj Sileksit, trajneri Umit Karan do ketë një mungesë, Basilio Ndong i cili është lënduar në paraqitjen me reprezentacionit të tij, ndërsa Viktor Angellov ka ënjtje të këmbës dhe paraqitja e tij është në dyshim.
Përballja Shkupi – Sileksi luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 14:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Strumica, Vasko Mavrov.