Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota “për” dhe 39 “kundër” e ka miratuar vendimin për hapjen e ndryshimeve kushtetuese për të implementuar Marrëveshjen e Prespës dhe me 75 vota “për” ka vendosur që Qeveria si propozues i ndryshimeve më së voni në afat prej 15 ditëve të përgatit propozim amendamente të Kushtetutës dhe t’i dorëzojë deri te Kuvendi.
Vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.