Kosovë, arrestohet zëvendësministri Cena

Policia e Kosovës ka arrestuar dje zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy zyrtarë të tjerë.
Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Marketing

“Mund të konfirmojë se me urdhër të prokurorit të rastit, Kujtim Munishi jam informuar se policia ka arrestuar zv/ministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuar tjerë për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje të ryshfetit’.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve nesër vendoset a do të shkohet me kërkesë për caktim të paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të dyshuarve në procedurë hetimore”, ka thënë Beka.