Ribalanci i buxhetit, Bytyqi: Me këtë ribalanc këndellen komunat

Mos arritja e zhvillimit ekonomik të paraparë prej 3.2 për qind dhe huamarrja e re prej 18 milionë euro, nuk japin sinjale të mira për stabilitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Edhe pse nga praktikat e zakonshme ribalanci është bërë një gjysmën e parë të vitit, për ekspertin ekonomik Fatmir Bytqi ribalanci është i arsyeshëm duke parë vendimet e qeverisë për rialokim të mjeteve në linjat buxhetor që nuk kanë qenë të mbuluara më parë.

Marketing

“Ajo që është pozitive mendoj që ribalanaci për dallim nga vitet paraprake kësaj radhe ka një vullnet politik të pushtetit, veçanërisht gatishmëri për tiu ndihmuar sektorëve apo institucioneve të cilat periudhën e kaluar kanë pasur vështirësi në funksionimin e tyre.

Duhet potencuar këtu se një shumë goxha e mirë shkon tek shlyerja e obligimeve të Komunave dhe investimeve që kanë të bëjnë me gjërat elementare së shërbimeve publike për qytetarët, siç janë investime në sigurimin e ujit të pijshëm, kanalizimeve që është një problem i folur me dekada të tëra por asnjëherë nuk është zgjidhur”, tha Fatmir Bytyqi, ekspert ekonomik.

Sa I përket akuzave nga opozitarja VMRO-DPMNE lidhur me huamarrjen e re dhe thirrjen e saj për reduktimin e shpenzimeve jo produktive, Bytiqi I cilëson si reagime për të fituar pike politike.

“Nuk ka të vërtetë në këtë se qytetarët po futen në borxhe të reja dhe rrisin borxhin publik. Borxhet të cilat këtë vit qeveria i merr janë kryesisht borxhe me të cilat mundësohet kthimi I borxheve të marra nga periudha e kaluar. Mos të harrojmë se ishte po Qeveria e udhëhequr nga VMRO e cila nga borxhi 2.5 miliard e solli atë në rreth 5 miliard euro, apo mbi 50 për qind të BPV-së së përgjithshme të Maqedonisë
ë, kurse nëse shihni tani borxhin publik, ai vazhdon zvogëlohet dhe jo të rritet”, tha Bytyqi.

Sipas Bytqyit projekti Shkupi 2014 dhe mbyllja e Makedonso Sello, para pak ditësh tregon qartë se sa para ka harxhuar qeveria e kaluar në projekte jo produktive.