Partia kërkon që Nola Ismajloska ta kthej mandatin e deputetit

Kryetari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në Strugë, Mirçe Agjioski, i bëri thirrje Nola Ismajloska Starova, e cila votoi për ndryshimet kushtetuese, që ta dorëzoj mandatin e saj, siç tha ai, sepse 7700 qytetarë që votuan në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk i kanë dhënë legjitimitet për të votuar për ndryshimin e Kushtetutën dhe emrit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing

“Ne ishim dëshmitarë të tradhtisë më të madhe në historinë e re të Republikës së Maqedonisë. Ata ushtruan dhunë ndaj shtetit, por mbi të gjitha, kundër popullit maqedonas, pa respektuar vullnetin e qytetarëve, të cilët çartë u sqaruan në referendum.

U panë aspiratat e Zoran Zaevit dhe disa njerëz rreth tij kështu që me çdo kusht, pa marr parasysh mjetet arritën të sigurojë 2/3 (dy të tretat) e votave, për fat të keq me ndihmën e 8 deputetëve të opozitës, duke përfshirë edhe deputeten e VMRO-DPMNE-së nga Struga, Nola Ismajloska Starova. Ju deputetë, i tradhtuat qytetarët, tradhtuat shtetin në të cilin jetoni dhe shkelët mbi vullnetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

A ia vlen të jetosh me tradhtinë dhe shenjën që ke vënë në emrin tënd?. Së paku emri jonë e ka një çmim, me çka jeni lindur dhe rritur dhe mohuar nga ajo”, tha Agjioski.