Komuna e Çairit duke shprehur vullnet të mirë edhe pse nuk është e obliguar, ka filluar me rregullimin e hyrjeve të disa banesave të vjetra kolektive në Çair!
Deri tani kemi rregulluar 5 hyrje në disa lagje të Çairit ndërsa me këtë projekt parashihet renovimi i dhjetëra hyrjeve të tilla në ndërtesat e vjetra të komunës sonë.
Investimi fillestar që përfshinë dyert dhe dritaret e hyrjeve, ndriçimin dhe fasadimin e brendshëm, do të realizohet nga ana e Komunës së Çairit, ndërsa banorëve u mbetet vetëm mirëmbajtja e tyre.