Dha idenë që kërçovarët t’i mbajë sa më gjatë në ajër, vetëm që të mos arrijnë në kohë për të votuar në zgjedhjet lokale të 2013-tës. Fatmirësisht, kjo ide nuk u realizua për shkak se edhe punëtorët shqiptarë të agjencisë për kontrollin e fluturimeve civile, e kuptuan qëllimin, por edhe për shkak se vonesa eventuale pa nevojë, do të thoshte hetim nga EuroControl.
Angazhimi i tij për t’i përmbushur kërkesat e partisë, ia garantoi për 6 vjet postin e drejtorit gjeneral të TAV-Shkup. Aty ishte deri në vitin 2016, kur u zëvendësua nga Alper Tunga Ersoj. Por edhe pse më nuk është drejtor gjeneral, mbeti në bordin e drejtues.
“E pyetëm menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit se a është e rrezikshme që një person me ide të tilla, të vazhdojë të jetë pjesë e bordit të drejtorëve, mirëpo nga atje, nuk morëm përgjigje”, tha Furkan Saliu Gazetar i TV21.
Personi që i sugjeroi Janakievskit që t’i mbajnë kërçovarët në ajër, me qëllim që të mos votojnë, ka qenë edhe kryetar i një partie më të vogël maqedonase, e cila ka qenë në koalicion me VMRO DPMNE-në.
Qëndrimi i partisë së tij ishte që emri nuk guxon të ndryshohet, kurse ishte edhe një ndër përkrahësit më të fortë të projektit për lustrim. Përveç postit të drejtorit gjeneral, ka qenë edhe deputet në vitin 2005. Përveç obstruksioneve që kanë planifikuar të bëjnë në aeroport, Janakievski dhe Jankullovska, të ndihmuar edhe nga funksionarë të tjerë të partisë së tyre, kanë shkuar deri aty sa të planifikojnë një aksident rrugor me qëllim që ta bllokojnë trafikun.
Emri dhe mbiemri i personit i cili është dëgjuar në bombat që u lëshuan në seancën e së enjtes, si dëshmi në rastin TITANIK të PPS-së, është i njohur për redaksinë e Tv21, por për shkaqe etike dhe për shkak të vazhdimit të gjykimit, për momentin nuk do ta bëjmë të njohur identitetin e tij.
KUSH DESHI TË MBAJË KËRÇOVARËT NË AJËR? KY PERSON ENDE NË FUNKSION TË LARTË NË TAV-MAQEDONI
KUSH DESHI TË MBAJË KËRÇOVARËT NË AJËR? KY PERSON ENDE NË FUNKSION TË LARTË NË TAV-MAQEDONI
Publiée par TV21 sur Dimanche 21 octobre 2018