Në sezonin e vjeshtës është shtuar fluksi i pacientëve sidomos të fëmijëve të cilët janë me simptomat e vjelljes, jashtëqitjes dhe temperaturës, mirëpo nuk përjashtohen edhe fëmijët të cilët janë me sëmundjet respiratorë, thotë mjeku Harkan Memedi.
Ai njëherit këshillon se në të shumtën e rasteve mund të trajtohen fëmijët edhe në kushtet shtëpiake pa pasur nevojë trajtimin me antibiotikë. Shtimi i lëngjeve, higjiena personale janë të domosdoshme që të mos vie deri te shkaktimi i sëmundjeve virusale apo bakteriale.
“Trajtimi i tyre mund të kryhet edhe në kushte shtëpiake në konsultim me mjekun amë ,por në të shumtën e rasteve pasi ndodhin në mbrëmje këto simptome më të rënda dhe shumica e fëmijëve vijnë në spital. Trajtimi i tyre mund të bëhet me shtimin e lëngjeve ,me pastrimin e duarve –higjiena personale duhet të rritet që të mos vihet deri te shkaktimi i këtyre sëmundjeve… Zakonisht te fëmijët këto sëmundje janë virusale nuk ka nevojë trajtim me antibiotik apo diçka të ngjashme”, tha Harkan Memedi, mjek.
Memedi thotë që në rast të zgjatjes së sëmundjes më shumë se dy ditë, atëherë duhet vizituar patjetër mjeku amë, për trajtimin e mëtutjeshëm të fëmijës.
“Nëse sëmundja zgjat më shumë se dy ditë atëherë te mjeku amë patjetër duhet të vizitohet fëmija që të bëhen analizat e nevojshme për të konstatuar mjeku amë a ka nevojë apo jo për fillim të antibiotikut apo ndonjë trajtim tjetër më special nëse ka nevojë”, tha Memedi.
Më mirë është të parandalohet sëmundja sesa të kurohet, thonë mjekët duke ju sugjeruar prindërve për kujdes dhe angazhim më të madh ndaj fëmijëve sidomos tani në kohë të vjeshtës, dhe për çdo rast të konsultohen me mjekun amë që të mos vie deri te hospitalizimi i tyre.