Gjendja e rrugëve

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan –
Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Nga 16.10.2018 NP Rrugët e Maqedonisë sinjalizim i duhur rrugor si dhe siguri fizike me flamuj, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në mënyrë alternative në të dy drejtimet.

Nga EVN është paralajmëruar se nga 03.10.2018, furnizimi me energji elektrike në tunelet në rrugën Demir Kapi – Smokvicë nga ana e Demir Kapisë do të shkyçet disa ditë. Për këtë arsye me energji elektrike do të furnizohet vetëm
ana e Udovës. Nëse vjen deri te ndërprerja e energjisë elektrike nga të dyja anët komunikacioni në autostradën Demir-Kapi – Smokvicë në të dy drejtimet do të zhvillohet nën kushte të posaçme në tunelet.

Prej 01.10.2018 NP “Rrugët e Maqedonisë” filiali Shtip po kryen punë ndërtimore në disa drejtime rajonale rrugore prej të cilave P-1402 prej f.Kuklish deri në f.Bansko, në R2345 nga Vinica – f.Biglla dhe në P1204 nga Sveti Nikole
deri në Pavleshenci prej orës 09:00 deri në orën 17:00.

Më 04.10.2018 (e enjte) NP “Rrugët e Maqedonisë” filiali Veles do të kryejë punë ndërtimore asfaltuese në rrugën rajonale R-1102 në shtrirjen nga f.Smokvicë deri në f.Përdejci prej orës 09:00 deri në orën 17:00. Gjatë periudhës
së punëve, komunikacioni do të zhvillohet nëpër autostradën A1 Smokvicë – Gjevgjeli në të dy drejtimet.

Në vendin e kryerjes së punëve do të vendoset sinjalizim adekuat rrugor. SHA Ilinden Strugë njofton se nga 25.08.2018, për shkak të rehabilitimit të unazës së Manastirit, përgjatë pikës së karburantit LukOil, në hyrje të
Manastirit, deri te f. Kërklino, trafiku do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e punëve ndërtimore. E njëjta do të ridrejtohet përmes qytetit të Manastirit.

Viadukt Trejd SHPKNJP – Gostivar njofton se nga e hëna, 20.08.2018 do të zbatohen aktivitete ndërtimore – Rehabilitimi i qarkores Shkup (unaza Stajkovc – unaza Mirkovc) në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të komunikacionit në magjistralen A2, aksi Kërçovë – Ohër (Mala Reka – Sllavej) nga 10.08.2018 vendosi ndryshim të përkohshëm të
komunikacionit, me devijime (kalimin nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Shoqëria SHPKNJP “Asfalt”-Shkup, njofton se për shkak të kryerjes të punimeve ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në përputhje me Autorizimet për regjim të
përkohshëm të komunikacionit dhe atë:– pika pagesore në Gjevgjeli (në rrugën magjistrale A1, aksin Demir Kapi –
Gjevgjeli) në periudhën nga 21.06.2018 deri më 18.10.2018; – pika pagesore në Romance në periudhën nga 15.09.2018 deri më 14.03.2019.

Paralajmërohen shoferët të vozisin me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur në vendet ku kryhen punime në rrugë dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në rrugë.

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17.

SHN Beton SHA Shkup njofton se prej 21.02.2018 filluan aktivitetet ndërtimore për Rehabilitimin e rrugës shtetërore P1102, aksi rrugor nga Petroveci deri në Katllanovë, në pjesën e mbikalimit Konjare drejtë Katllanovës (rruga e vjetër).

Për këtë nevojë, do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat komunikacioni në aksin e njëjtë.

NN “Ilinden” – Strugë njofton se nga 30 janari i këtij viti në rrugën rajonale P1201 nga “Biljanini izvori” – lagjja Konjsko ka filluar ndryshimi i regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi është shënuar me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Preseka-Pesoçan) prej 3+300km deri në 5+600 km nga data 20.09.2017 është vendosur ndryshim kohor i komunikacionit (kalimi nga një anë e rrugës në tjetrën) për çka është
vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.

Në aksin rrugor Demir Kapi – Negotinë, në pjesën nga Negotina deri në vendin e quajtur Ostrovë, komunikacioni po zhvillohet nëpër njërën pjesë të autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacionit
kthehet në rrugën magjistrale P103.

Shoqëria “Beton SHA Shkup” njoftoi se prej 20.10.2017 filluan aktivitete ndërtimore – rikonstruimi dhe rehabilitim i rrugës shtetërore A2 Saraj – Grupçin. Për këtë do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të
komunikacionit.

Në aksin rrugor R 1308 Makazi – v.k. Markova Noga për shkak të rrëshqitjes së dheut tek vendi i quajtur “Dollgi Rid” komunikacioni po zhvillohet vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat në komunikacion.

LAMM Qendra Informative
Tel. (02) 15-555