SPB Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër 38-vjeçarit A.N nga fshati Konjare e Shkupit, për shkak të shpërndarjes së komenteve kundër deputetëve dhe kërcënimit të tyre në rrjetet sociale.
Nga MPB shtojnë se pas urdhrit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 21 tetor të këtij viti është kryer kontroll në shtëpinë e tij dhe janë konfiskuar materiale që janë në interes të hetimeve, ndërsa A.N është ftuar për bisedë zyrtare në stacionin policorë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Policia shtojnë se Sektori për krim kompjuterik dhe fronezikë digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitete me qëllim që të sanksionojë raste të tilla, ndërsa kanë ftuar qytetarët që të paraqesin kërcënimet në rrjetet sociale.