Hristijan Mickoski sipas paralajmërimeve që vijnë nga kjo parti dhe zërave në rrjetet sociale do të shkarkohet nga detyra, përcjellë javorja “Fokus” në portalin e saj. Siç shkruhet, anëtarë të VMRO-DPMNE besojnë se është e mundur që së shpejti të mbahet kongres i jashtëzakonshëm, ku do të pasojë largimi i Mickoskit.
Sipas asaj që shkruhet, pason një skenar ku Mickoski do të jap dorëheqje dhe në vend të tij do të vjen Mitko Jançev, nënkryetar aktual i kësaj partie. Po ashtu theksohet se pas këtyre skenareve qëndron ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov