“Alfat” po kujdesen për sigurinë e deputetëve në Gjykatë

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur prania e policisë në sallën e gjyqit ishte minimale, sot pas votimit të deputetëve në Kuvend për nismën e ndryshimeve kushtetuese, shihet që masat e sigurisë janë shtuar.

Marketing

Dhjetra anëtarë të njesitit policor “alfa” po kujdesen sot për sigurinë e deputetëtve Krsto Mukovski, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevskit në sallën e gjyqit, ku po zhvillohet seanca e sotme për rastin “27 prilli”.

Seanca e sotme gjyqësore do të jetë e para pas lëshimit në arrest shtëpiak të tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski dhe Luben Arnaudov dhe votimit të tyre për ndryshimet kushtetuese të premten në Kuvend.

Në seancën e sotme është paraparë në sallën gjyqësore të kontrollohen video regjistrimet e kamerave të Kuvendit të bëra më 27 prill të cilat janë propozuar nga prokuroria.