Spasovski: Të gjithë deputetët që votuan për ndryshime kushtetuese janë të sigurua

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se të gjithë deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese u është siguruar mbrotje dhe janë të sigurtë.

Marketing

“Bëmë vlersim të sigurisë së deputetëve, afërisht ata që votuan për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese do të jenë të siguruar deri në atë moment derisa ai vlersim nuk do të ndryshoj”, tha Spasovski.

Në pyetjen se nga kush mbrohen ata deputet, Spasovski tha se kanë kërcënime reale, përmes rrjetit social Facebook por edhe kërcënime të drejtpërdrejta deri te familjet e tyre, kërcënime për shkatërrimin e patundshmërive të tyre dhe të tjera.