Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informatat e pavërteta të publikuar në portalin “Kurir” në tekstin me titull “Ekskluzive: Dy vetura nga Kosova të mbushura me armë kanë hyrë në Maqedoni – MPB e di, por megjithatë hesht?!”.
“Ngjarje e tillë nuk ka ndodhur dhe dukshëm është lajm i rremë. Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga personat përgjegjës të “Kurir” të publikohet demanti me të cilin mohohen informatat e rrejshme të tekstit”, thuhet në kërkesën e MPB-së, transmeton Portalb.mk.
Gjithashtu nga MPB është kërkuar që teksti të fshihet dhe të publikohet demant.
“Kërkojmë që teksti i bazuar në gënjeshtra dhe me qëllim të caktuar, i publikuar në orën 19:24 me 21 tetor 2018 të tërhiqet dhe të publikohet falje”, thonë nga MPB.
Lexo demantin e publikuar në “Kurir” : МВР демантира дека се случил инцидент кај селото Глуво