Ndonëse Qeveria ka 15 ditë afat për propozimin e amendamenteve, Alsat nga burime brenda LSDM-së mëson se të hënën e ardhshme amendamentet do të jenë gati.
Burimet shtojnë se përveç 4 amendamenteve të paralajmëruara, do të shtohet edhe amendamenti i 5 nga opozita me të cilin synohet rregullimi i çështjes së kombësisë dhe identitetit në Kushtetutë. Ky informacion nuk është konfirmuar as demantuar nga opozita.
Pas debatimit në komision, në fazën e shqyrtimit me amendamente do të nderhyjë edhe opozita shqiptare.