Gjenerali maqedonas Stojanço Angellov, pjesmarrës në konfliktin e vitit 2001, ka folur në lidhje me votimin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit të vendit… Ai në “Samo Vistina” ka thënë se nëse procesi integrues i vendit bllokohet dhe Maqedonia izolohit shqiptarët do të kërkojnë të shkëputen nga maqedonasit.
”Sipas shembullit të Odës EkEnomike të Maqedonisë VeriPerendimore, kush ju garanton se nuk do të formojnë Federatë të tillë të futbollit, institucione tjera të tyre, dhe në fund të formojnë Kuvendin e tyre. Çka do të bëjmë ne? Do t’i çojmë tankset që nuk i kemi? Nuk kemi as avionë, as ushtarë pasi shërbimi ushtarak që moti nuk ekziston. Falë Zotit se shqiptarët që luftuan në vitin 2001 nuk janë më në atë film, nuk veprojnë më për Shqipërinë e Madhe”- ka deklaruar Angellov, i cili ka shtuar se përveç tjerash duhet ta kemi parasysh se tani jemi shekulli 21 dhe nuk mund të bisedohet më për luftë.