Bardhi, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit vendor

Enis Bardhi është futbollisti më i shtrenjtë në historikun e futbollit vendor, pasi që skuadra spanjolle e Levantes, në kontratën e re me afat deri në vitin 2022 ka vendosur klauzolën prej 50 milion eurosh.

Marketing

Starti i mirë i sezonit të ri dhe interesimi i jashtëzakonshëm nga skuadrat spanjolle dhe evropiane për Enis Bardhin, kanë detyruar Levanten të vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera.

Pas firmosjes së kontratës, Bardhi u shpreh i kënaqur me besimin e shprehur dhe përkrahjen që i jep klubi e tifozët e kësaj skuadre.