Nedelkov rrezikon të dënohet me 6 muaj burg, kërcënoi Zaevin

Mbrëmë në orët e vonshme, gazetari Milenko Nedelkov u lirua nga Stacioni policorë i “Autokomandës”, ku ishte thirrur për bisedë informative. Ai dje u ndalua nga forcat e rendit pas bastisjes në shtëpinë e tij, me dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kryer krim kibernetik, duke përhapur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

Nedellkovski për portalin “Infomaks” tregoi se policia e ndaloi jo për statuset në “Facebook” lidhur me zjarret e verës që ndodhën në Greqi, por për disa statuse tjera që kanë të bëjnë më kreun e Qeverisë së Maqedonisë.

“Për çfarë ndodhi?

Po nuk di, për krim kibernetik dhe tjetra për postimet në Facebook!

Vetëm aq, për cilat postime?

Po, se iu kam kërcënuar Zoran Zaevit!

A nuk është për ksenofobi, siç po shkruajnë disa?

Jo, për Zoran Zaevin!

Disa portale publikuan kinse për postimet para tre muajve që ke shkruar për zjarret në Greqi?

Jo, ai është tjetër kallëzim penal. Ky tjetri është për dy postimet në lidhje me Zoran Zaevin”, tha Mileko Nedelkovski, Gazetar.

MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj 61 vjeçarit nën dyshimin se ka kryer veprat penale sipas nenit 144 “Cenimi i sigurisë” dhe sipas nenit 394 “Përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, vepra për të cilat Kodi Penal parasheh dënim me para dhe burg deri në gjashtë muaj.
“Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale në MPB, në bashkëpunim me SPB-Veles i ka dërguar ftesë për bisedë informative personit M.N. (61) nga Shkupi, kurse pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, më 22.10.2018 është kryer bastisja në shtëpinë dhe në hapësirat tjera, në pronësi të personit M.N. gjatë së cilës janë gjetur dhe janë konfiskuar sende që janë në interes të hetimit”, u shpreh nga Ministria e punëve të brendshme.

Nga ky sektor i MPB-së informojnë se do të vazhdojnë të sanksionojnë raste të këtilla. Ata bëjnë thirrje deri te opinioni që kërcënimet dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes përmes internetit ta paraqesin në polici. Kurse, Nedelkovski nuk u ndal së postuari në profilin e tij edhe pas ndalimit nga policia. Ai përsërit veprën.

“Regjimi fashist i Zoran Zaevit ka vendosur të burgos dhe shkatërroj me çdo çmim”, tha Mileko Nedelkovski, Gazetar.
Nga Prokuroria themelore publike thonë se pas kallëzimit penal të bërë nga policia, prokurori kompetent dha urdhër të bëhen verifikimet shtesë dhe Nedelkovski vazhdon të hetohet duke u mbrojtur në liri.