Ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka të pasigurt mandatin e deputetit nëse ai vuan dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy viteve sa u dënua në procesin gjyqësor “Tanku”.
Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski tha se mandati i deputetit nuk mund t’i merret Gruevskit me automatizëm pasi ligjërisht kjo ndodh nëse dënohet me të paktën 5 vjet burg.
Por Remenski kujton se mandatin e Gruevskit do ta vendos në pikëpyetje që në gjashtë muajt e parë mungesë në punimet e Kuvendit.
“Do të doja që fillimisht të presim dhe të shohim se si do të veprohet në atë pjesë të vendimit gjyqësor dhe gjithsesi Kuvendi do të ketë mundësi të konstatojë, por nuk jam e sigurtë se mund të konstatohet ndërprerje e mandatit.
Megjithatë fakti që gjashtë muaj do të mungojë në Kuvend nuk e dij nëse do të interpretohet si me arsye ose pa arsye, por gjithsesi ekziston edhe moskryerje e funksionit”, deklaroi Remenski.