LSDM: Lojtarë të kujt janë Gruevski dhe Mickoski?

Zhvillimet në VMRO-DPMNE i ka komentuar LSDM-ja në pushtet, e cila ka theksuar se “e gjithë Maqedonia edhe një herë e pa fytyrën e regjimit të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. “Udhëheqësi i kriminalitetit dhe regjimit, Nikolla Gruevski, bashkërisht me punën e tij anti-perëndimor, Hristijan Mickoski, vazhdojnë t’u thonë qytetarëve se janë kundër NATO-s dhe BE-së”,- thonë nga LSDM.

Marketing

Nga kjo parti pyesin se lojtarët të kujt janë Gruevski dhe Mickoski dhe se a është kriminaliteti e vetmja gjë që i ndërlidh? Sipas, LSDM-së ata duhet publikisht të deklarohet nëse janë kundër NATO-s dhe BE-së, sepse e dukshme është se gënjeshtra e regjimit tashmë nuk kalon tek anëtarësia.

“Ju bëjmë thirrje të gjitha forcave demokratike në vend, të gjithë deputetëve dhe qytetarëve të cilët dëshirojnë që Maqedonia të arrijë si vend anëtare e NATO-s dhe BE-së, të bashkëngjiten drejt unitet kombëtar.

Maqedonia u pastrua me ndarjet e Gruevskit dhe Mickoskit. Maqedonia është vend ku institucionet sigurojnë shtet të së drejtësi sipas standardeve evropiane”,- thonë nga LSDM-ja, duke shtuar se qytetarët duhet të pajtohen ndërmjet veti që Maqedonia të vazhdojë përpara si vend i fuqishëm dhe shoqëri për të gjithë.

Sipas LSDM-së, në njërën anë është regjimi i izoluar dhe kriminaliteti i Gruevskit, ndërsa në anën tjetër është uniteti kombëtar i qytetarëve.

Marketing