Përvjetori i Fishtës, kërkohet restaurimi i shtëpisë monument kulture

Në 147 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, familjaret e tij ende vazhdojnë t’i kërkojnë Ministrisë së Kulturës që ta rikonstruktojë shtëpinë e braktisur edhe pse është monument kulturë i kategorisë së dytë.

Marketing

Pasardhës dhe studiues thonë se siç ishte i ndaluar në komunizëm, autori i “Lahutës së Malësisë” është harruar edhe sot kur të paktën në përvjetorin e lindjes dhe vdekjes s’ka një vend ku të përkujtohet.