Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen vazhdimet e tri seancave 60, 50 dhe 45.
Në rend dite të vazhdimit të seancës së 60-të është Propozim vendimi për themelimin e komisionit anketues për shqyrtim të procesit të përgjithshëm të deklarimit në referendum më 30 shtator të vitit 2018, si dhe propozimi shtesë i ligjit për heqjen e interesit për pagesën e borxheve të cilat dalin nga shërbimet e kryerësve të veprimtarive komunale, telefoni, operator celular dhe kabllovik, taksa radiodifuzive, ruajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe kullim të tokës ndërtimore, në lexim të dytë.
Në vazhdimin e seancës së 45-të pritet të diskutohet për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë.