Tusk: Vrasja e Khashoggit është krim i tmerrshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi është shprehur se interesi i vetëm i Evropës është zbulimi i të gjitha detajeve.

Marketing

Tusk i cili iu adresua Këshillit të Përgjithshëm të Parlamentit Evropian në Strazburg ka folur në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi, të cilin e vlerësoi si “shokues”.

“Vrasja e Khashoggit është një krim i tmerrshëm. Madje edhe një shenjë shumë e vogël e dyfytyrësisë na sjell turp.

Nuk është detyrë e imja që të them se kush po e mbron interesin e kujt, por jam i sigurt për një gjë. Interesi i vetëm i Evropës është zbulimi i të gjitha detajeve, pa shikuar se kush ndodhet prapa saj.

Jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë dhe vendosmërinë tuaj dhe besoj se nuk do të lejoni ndërhyrjen e Evropës, shteteve anëtare apo të institucioneve në ndonjë lojë të paqartë”, ka theksuar Tusk.